Dhuna në familje. Avokatët: Të ndryshojë ligji për Urdhërin e Mbrojtjes

Posted on

Share this on anywhere you want!

 217324_176003635785104_7441706_nRastet e shtuara të dhunës në familje dhe ato të shkeljes së urdhrit të mbrojtjes, kanë vënë në alarm një grup avokatësh, të cilët përfaqësojnë gratë e dhunuara në gjykatë.


Avokatja Denisa Daka thotë se në të tilla kushte duhet me doemos ndryshimi I ligjit për urdhërin e mbrojtjes.
“Nga 48 ore në 24 orë, të mos vihen në një banesë edhe gruaja edhe dhunuesi, të përfshihen në urdhrin e mbrojtjes edhe fëmijët, të arrestohet menjëherë pas dhunës burri dhunues”- thotë Daka
Që prej vitit 2006 ky ligj nuk ka pësuar asnjë ndryshim dhe pse dhuna dhe rastet e ekstreme kanë ardhur në rritje. Sipas saj policia, ministria e drejtësisë dhe ajo e shëndetësisë duhet të bëjë më shumë për të parandaluar dhunën dhe diskrimin ndaj gruas.
Daka thotë se në gjykatën e Tiranës dhe të rretheve shqyrtohen 10-15 raste në ditë të kërkesave për urdhër mbrojtje nga gratë e dhunuara.Një tjetër shqetësim është dhe ai i mungesës së qendrave të strehimit për gratë e dhunuara.