Elbasan, shkolla profesionale pa mjete

Posted on

Share this on anywhere you want!

download (3)

Shkolla profesionale “Ali Myftiu” në qytetin e Elbasanit e ka nisur vitin e ri 2013-2014 me probleme në infrastrukture.

Nje shqetesim te tille e ngre drejtoresha e ketij institucioni znj. Refiko Lushnjani, e cila ben apel per zgjidhjen sa me te shpejte te ketij problemi. Ne shkollen “Ali Myftiu” mungojne mjetet minimale per zhvillimin e nje procesi mesimor, siç jane bankat dhe karriget, nisur edhe nga numri i larte i nxenesve qe frekuentojne kete shkolle. Drejtoresha shtron gjithashtu si problem edhe oret e praktikes qe sipas saj jane te mbipopulluara me 35-40 nxenes.
Ne shkollen profesionale “Ali Myftiu” ne qytetin e Elbasanit aktualisht zhvillohen 4 profile mesimore, mekanike, elektro-teknike, sherbime per mjete transporti dhe ekonomi biznes. Ne kete shkolle procesi mesimor zhvillohet me kohe te plote dhe ‘part-time’ nisur edhe nga kerkesat e larta te nxenesve. Vitet e fundit eshte vene re nje shtim i frekuentimit te shkollave profesionale.