Ettore Sequi: Ja çfarë përfiton Shqipëria nga statusi

Posted on

Share this on anywhere you want!

etore-sequi_7

Ambasadori i BE në Tiranë, Ettore Sequi, ka deklaruar se me marrjen e statusit, Shqipëria do të përfitojë asistencë nga BE për gjyqësorin, doganat, biznesin, policinë e tij.

“Përmes asistencës sonë të zgjeruar financiare dhe teknike për Shqipërinë, ne synojmë të mbështesim proceset e reformave në vend duke ndihmuar për ndërtimin e një gjyqësori të pavarur dhe miqësor ndaj biznesit, dogana efikase, policim në komunitet, etj. Megjithatë, përmes Modelit të BE-së ne po bëjmë diçka shumë më thelbësore, ne po ju mundësojmë juve, të rinjve shqiptarë, të rinjve evropianë, të gjallëroni BE-në këtu, të drejtoni BE-në dhe politikat e saj, të sillni në vendin tuaj modelin demokratik të BE-së. Këto ditë, por dhe gjatë ditëve të ardhshme, më shumë se 100 pjesëmarrës nga vende të ndryshme do të përfaqësojnë funksionimin e Parlamentit dhe Këshillit Evropian, që është hapësira institucionale e banuar nga 28 shtete anëtare dhe me qindra ide dhe interesa”, tha ai. Ambasadori i BE në Tiranë ka vlerësuar edhe disa konstatime të KE në raportin për Shqipërinë. “Lejomëni të mbështes përpjekjet tuaja të ardhshme duke cituar pjesë nga Raporti i Progresit për vitin 2013 lidhur me dy fushat e lartpërmendura. Lidhur me luftën kundër pastrimit të parave, Komisioni Evropian ka njohur një nivel progresi në numrin e rasteve të regjistruara të pastrimit të parave: “Gjatë gjashtë muajve të parë të vitit 2013 dënimet janë dyfishuar duke arritur në 12 në gjykatat e shkallës së parë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2012; 5 dënime u kaluan në gjykatat e shkallës së dytë krahasuar me 3 gjatë së njëjtës periudhë kohore në vitin 2012. Megjithatë, numri i dënimeve për pastrim parash mbetet i ulët. Zbatimi i ligjit kundër pastrimit të parave është i dobët dhe mbetet ende për t’u garantuar një nivel i lartë arritjesh”, tha ai. Lidhur me luftën kundër krimit kibernetik, Sekui tha se Shqipëria ndodhet ende në fillim të punës së nevojshme që synon të luftojë këtë krim. “Në janar u ngrit një Agjenci për Mbrojtjen ndaj Krimeve Kibernetike dhe në polici ekziston një njësi për krimin kibernetik. Duhet hartuar strategjia e sigurisë kibernetike, si dhe nevojiten trajnime dhe specializime të veçanta në këtë fushë për oficerët e policisë dhe prokurorët”, pohoi ai.